E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jonuzi krenohet, i jepet pasaporta shqiptare

Ahmed Jonuzi, prej dites se djeshme eshte zyrtarisht pjese e kombetares se Shqiperise. Sulmuesit me origjine kosovare i eshte dhene gjate dites se djeshme, pasaporta shqiptare. Keshtu, ai mund te veshe fanellen kuqezi, qe ne ndeshjen e radhes. Trajneri i kombetares shpresa, Artan Bushati kerkoi disa kohe me pare, pas vezhgimit, qe lojtari te pajiset sa me shpejt me pasaporte shqiptare. Pas ketij veprimi, Jonuzi mund te perfaqesohej edhe me kombetaren. Sigurisht, edhe ne deshiren e Jonuzit, qe deshironte te ishte pjese e kombetares shqiptare, FSHF mundesoi perfundimisht pajisjen e tij me pasaporte. Sulmuesi i Vorlksa Poltava, Ahmed Jonuzi eshte nje nder lojtaret e se ardhmes dhe shihet si mundesi per te qene pjese e kuqezinjve, edhe ne ndeshjen e radhes. Nuk do te jete cudi pjesemarrja e tij ne formacionin kuqezi, ndaj Maltes, pasi njihet mire per karakteristikat dhe lojen ne Ukraine. Jonuzi prej dy sezoneve ben pjese ne radhet e Vorlksa Poltaves. Ne radhet e ekipit shpresa, Jonuzi e ka te sigurt vendin ne formacionin baze. Pervec Jonuzit jane edhe disa lojtare te tjere shqiptare qe luajne jashte vendit dhe qe duhet te pajisen me pasaporte shqiptare. Gjate viteve te fundit nje pjese e lojtareve shqiptare nuk kane pranuar te veshin fanellen e kombetares. Ne Greqi, Zvicer, Gjermani dhe Austri, jane disa lojtare qe nuk kane dashur te veshin fanellen kuqezi, pavaresisht insistimit per t'i afruar ata prane kombetares sone. Behrami, Nini, Gerxhalliu, Shaqiri dhe Mavraj jane disa lojtare, qe mund te ishin pjese e kombetares sone, ne rast se do te preferonin ngjyrat kuqezi. Te gjithe keta lojtare, preferuan ngjyrat e vendeve te tjera.

Skeda:

Ahmed Jonuzi

Pozicioni: Mesfushor

Datelindja: 08/07/1988

Vendelindja: Vushtrri, Kosove

Gjatesia: 1.84 m

Ekipi: Vorskla Poltava


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›