E Shtunë, 31 Tetor 2026

Victoria: Bekam i lumtur ne Itali

Per qendrimin e Bekamit tek Milani flet bashkeshortja e tij, nga SHBA-ja. E lehte per te kuptuar sepse fjala ndoshta, eshte e ngjashme dhe kuptohet, si ne italisht dhe ne anglisht. "Jam e lumtur sepse edhe Devid eshte i lumtur ne Milano," - eshte shprehur Victoria. "Ishte dicka e bukur, kur pashe te shenonte gol ne kampionatin italian. Per te ardhmen e familjes sone? Te shohim ne mars. Ndoshta Bekam mund te qendroje." Milani enderron te mbaje Devid Bekamin, me gjate se muaji mars. Adriano Galiani deklaron se Milani deshiron te bleje kartonin e mesfushorit anglez. "Milan do te bej gjithcka per te mbajtur Bekamin ne ekip, ne rast se Galaksi do te jete gati te futet ne bisedime per ndonje marreveshje te mundshme," - thekson Adriano Galiani. Anglezi, qe ngjason me aktoret hollivudiane i ka mahnitur te gjithe, me golat dhe me asistet, qe ka dhene ne ndeshjet e tij te para me fanellen kuqezi. Me keto paraqitje, Bekam eshte shnderruar ne nje titullar te padiskutueshem ne radhet e Milanit. Para se te vinte ai mendohej se do te qendronte shpesh ne stol. "Une do te bej gjithcka mundem, se bashku me klubin, per te bere te mundur qendrimin e Bekamit, ne Itali," - thekson Galiani. "Sipas kontrates, ai duhet te kthehet ne Amerike, ne 9 mars. Pretendimet e tjera jane te kota. Do te presim", - shprehet Galiani. Me shume se 15 milione euro per te mbajtur Devid Bekam ne Milano: Sipas gazetes angleze "the Sun", Adriano Galiani i ka prezantuar nje oferte te tille ekipit amerikan "Los Angeles Galaxy" per te mbajtur mesfushorin, qe ishte pak kohe me pare edhe pjese e kombetares se Anglise. Sipas llogaritjeve, edhe nga kontrata dhe sponsorizimet e ndryshme, Bekam deri ne vitin 2011 do te perfitonte afersisht 140 milione euro tek ekipi amerikan. Pas dy humbjeve te fundit ne Seria A, Xhovani Koboli Xhili konfirmon se i eshte dhene besimi i duhur trajnerit Ranieri, per te vazhduar punen ne krye te ekipit. "Duhet te kthehemi tek fitorja. Kemi nje ndeshje te veshtire te merkuren, ne kupe ndaj Napolit dhe te shtunen eshte transferta e veshtire me Katanian. E kemi te qarte se duhet te bejme nje paraqitje te mire dhe te fillojme te fitojme" - tha Xhili.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›