Godo: Pas zgjedhjeve, njohje të reja të Kosovës
Politikani Sabri Godo i vlereson zgjedhjet ne Kosove si shme te rendesishme per njohje te reja per kete shtet. Sipas Godos per te folur me saktesisht per te ardhmen duhet pritur qendrimi i partive pas mbylljes se procesit.
“Këto janë zgjedhjet e para që bëhen pas pavarësisë. Ajo duhet t’u tregojë qytetarëve të vet se është në gjendje të vetëqeveriset dhe të ecë në rrugën e demokracisë dhe mbi të gjitha duhet të bindë për këtë botën. Ende nuk kemi një njohje tëresisht të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ka të lidhur të ardhmen e saj me strukturat politike europiane lidhur me heqjen e vizave, lidhur me inkuadrimin, etj. Kjo është drejtëpërdrejtë një gur prove. Në qoftë se Kosova thotë që bëra zgjedhje të standarteve europiane dhe këto kaluan pa u kontestuar, pa krijuar telashe, atëherë do të thotë që Kosova vërtet e ka merituar të jetë shtet I pavarur dhe duhet të hyjë si e tillë në gjirin e popujve. Unë pres me një lloj shqetësimi atë që I thonë ‘dita nesër’. Pra cdo të ndodhë nesër, në tre- katër ditët e para kur të jenë bërë gjithë numërimet dhe të jenë shpallur rezultatet. Cfarë qëndrimesh do të mbahen ndaj këtyre zgjedhjeve. Kjo është me po aq rëndësi sa është rregulli, rendi dhe qetësia në ditën e sotme” tha Godo.