SHBA dhe NATO plan për mbrojtjen e vendeve baltike nga Rusia

SHBA dhe NATO kanë hartuar plane për të mbrojtur vendet balltike nga Rusia. Kablogramat diplomatike të SHBA publikuar nga Uikiliks zbulojnë planet për zgjerimin e një strategjie ekzistues për të mbrojtur Polonine e për të përfshirë në këtë mbrojtje dhe Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë.
Dokumentet e fundit të publikuara tregojnë se në janar të këtij viti, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka nënshkruar dokument të fshehtë ku thuhet se me aleatët në NATO kishin rënë dakord për të zgjeruar planin e emergjencës për të mbrojtur Poloninë e për të përfshirë në të shtetet baltike.
Nëntë divizionet e NATO-s të përfshira sipas planit ishin ai amerikan, britanik, gjerman dhe polak shkruhet në The Guardian. Kablograma thotë se planet ushtarake nuk duhet të diskutohem publikisht pasi mund të çojnë në një rritje të panevojshme të tensioneve NATO-Rusi.
Delina Bitraku