Britanikët, më besnikë ndaj bankës se sa ndaj partnerit
Britanikët i qëndrojmë më besnikë bankës se sa partnereve të tyre. Është ky rezultati i një anketimi, të cilit i janë nënshtruar 2000 mijë persona. Marrëdhënia më afatgjatë për një person të moshës së mesme ka zgjatur rreth 14 vjet, por njerëzit e kësaj grupmoshe i kanë qëndruar besnikë bankës së tyre për rreth 16.5 vjet.
Rreth 6 në 10 njerëz kanë të njëjtën llogari bankare prej më shumë se një dekadë, ndërkohë që 18% e të anketuarve janë klientë të së njëjtës bankës prej 30 vjetësh. Vetëm 7% e të anketuarve kanë thënë se kanë ndryshuar bankë të paktën 3 herë gjatë 10 viteve të fundit.
Njerëzit në juglindje të Anglisë janë më besnikët ndaj bankës së tyre ku mesatarisht një person është klient i së njëjtës bankë prek 17.7 vite, për të vijuar me banorët e Wales dhe atyre që jetojnë në East Midlands që kanë një mesatare përkatësisht prej 17.6 vite dhe 17.2 vite.
Konsumatorët në veriperëndim duket se janë ata më pak besnik ndaj bankave të tyre, por edhe ketu njerezit kanë qenë klientë të së njëjtës bankë për rreth 15.3 vite.
Në të gjitha rajonet, jetëgjatësia së lidhjes së personave të moshës së mesme me bankën ka rezultuar më e gjatë se marrëdhënia e tyre me një partner.
(AFP/Alsat)