E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet në Shkodër, tërhiqet uji. Rihapen shkollat

Situata e përmbytjeve në Shkodër po ecën drejt përmirësimit, krahasuar me ditët e para të vërshimit të ujrave, por ende mbeten nën ujë 11.440 haktarë tokë dhe 4660 shtëpi nën ujë. Në qytet uji është tërhequr rreth 500 metër duke lehtësuar disi qarkullimin në rrugët e tij.

Pranisë së ujit i shtohet edhe ulja e ndjeshme e temperaturave të cilat vështirësojnë jetesën e banorëve të prekur nga përmbytjet. Për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të evakuuar stafet mjekësore të ngritura në qytet po qëndrojnë në gadishmëri ndërkohë që për 1900 familjet që janë strehuar nëpër konviktet e qytetit ka filluar një proces vaksinimi për të shmangur virozat e mundëshme.

Ndërkohë ditën e sotme ka rifilluar procesi mësimor në 12 shkolla 9 vjecare dhe 6 të mesme. Pas fillimit të tërheqjes së ujrave rreth 2000 banorë janë rikthyer në banesat e tyre kryesisht në fshatin Guri i Zi.

Operacionet e shpërndarjes së ushqimeve dhe medikamenteve të nevojshme vazhdojnë në të gjitha zonat e përmbytura në ndihmë të banorve të izoluar.

Olgera Muka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›