Godo: Reforma në urgjenca, mjekët kurse trajnimi
Për herë të parë në Shqipëri pritet të nisë një kurs i specializuar 4-vjeçar për përgatitjen e mjekëve të urgjencave. Ky ka qenë premtimi i ministres së Shëndetësisë gjatë fillimit të trajnimit 1-mujor për 50 mjekë nga të gjitha urgjencat e vendit.
TIRANE- Në vitin e ri akademik pritet të çelet për herë të parë një degë e veçantë brenda Fakultetit të Mjekësisë. Kursi 4-vjeçar do të përgatisë mjekë specialistë vetëm për sistemin e urgjencave. Një gjë e tillë është premtuar nga ministria e Shëndetësisë Anila Godo, gjatë fillimit të trajnimit 1-mujor për 50 mjekë nga të gjitha urgjencat e vendit.
Në orën e parë të trajnimit të mjekëve ministria Godo tha se sistemi i emergjencave dhe urgjencave është sektor i rëndësishëm i kësaj ministrie dhe për këtë arsye nevojiten reforma të thella në këtë sistem.
Kursi 1 mujor i organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe rajoni i Piemontes synon rritjen e kapaciteteve profesionale të mjekëve tanë dhe bashkëpunimin profesional midis dy vendeve. (a.r/news24/balkanweb)