Tatimet: Do rimbursojmë TVSH për bizneset
Drejtoria e përgjithshme e tatimeve ka nxjerrë një urdhër për përshpejtimin e procedurave të rimbursimit të TVSH-së për bizneset, një rekomandim ky edhe i FMN. Në këtë mënyrë do të ndihmohet sipërmarrja private dhe fasonistët, në këtë periudhë të krizë.
TIRANE- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve po përshpejton procedurat për rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për bizneset dhe veçanërisht për fasionistët si një mënyrë për ti ndihmuar në këtë petiudhë të krizës ekonomike globale.
Ky është edhe një ndër rekomandimet që Fondi Monetarë Ndërkombëtar i ka dhënë qeverisë shqiptare. Drejtuesit e tatimeve bëjnë të ditur se të gjitha degët në rrethe janë urdhëruar që të bëjnë rimbursimin e TVSH-së aktuale dhe asaj të trashëguar brenda 30 ditësh nga momenti i kërkesës së dorëzuar nga subjekti.
Drejtuesit e tatimeve bëjnë të ditur se procesi i rimbursimit të TVSH-së ka nisur tashmë dhe gjatë muajit shkurt rimbursimet janë rritur me 5 herë, kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Administrata tatitomore po përpiqet që të bëjë një rimbursim të vazhdueshëm të TVSH-së për gjatë të gjithë vitit, duke thyer kështu traditën e mëparshme ku rimbursimi bëhej kryesish në muajt e fundit.
Nga të dhënta rezulton se gjatë vitit 2008, tatimet i kanë rimbursuar biznesit rreth 2.4 miliardë lekë TVSH. (a.r/news24/balkanweb)