E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zi në familjen Gonaj, kërkohet kthimi i trupave

Zi në familjen Gonaj në Malësi të Madhe të Shkodrës, pas tragjedisë së Firencës ku u shuan pas shpërthimit të gazit Anxhelina Gonaj dhe dy fëmijet e saj. Familja ka hapur dyert e mortit, ndërsa bën apel që shteti ti ndihmoje në kthimin e trupave. 

SHKODËR- Pas ngjarjes tragjike në Firence të Italisë, ku nëna dhe dy fëmijët e saj humbën jetën pas shpërthimit të gazit në Malësi të Madhe aty ku janë edhe të afërmit e familjes Gonaj është hapur zija. Familja e Gëzim Gonat, bashkëshortit të Anxhelina Gonajt pret e përcjellë që nga dita e djelë me dhjetëra njerëz që vinë për ngushëllim. Gjyshja e fëmijëve Zojë Gonaj, tregon se lajmin e morën përmes telefonit ku rreth darjkës së të dielës tek shtëpia e tyre erdhi daja e Anxhelinës, duke i thënë Gëzimit se e shoqia kishte pësuar djegie gjatë gatimit.
Familjarët kërkojnë nga shteti që të ndërhyjë që sa më shpejt të bëjë të mundur kthimin e trupave të pajetë në atdhe, ndërsa shprehen se përgjegjësia duhet të bjerë mbi dikë.
Një ditë përpara se të ndodhte tragjedia gjyshja e fëmijëve tregon se kish folur në telefon me ta dhe i priste që gjatë verës të vinin në Shqipëri, por tashmë shprehet ajo “as nuk do ti dëgjojë më dhe as nuk do ti shohë më”. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›