Godo: Regjistrimi i popullsisë mbi etnitë, i rrezikshëm
Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule kërkoi disa ditë më parë nga kryeministri Berisha që të bëhej një regjistrim i tillë, ide kjo e mbështetur edhe nga kreu i qeverisë. Godo e sheh këtë projekt të rrezikshëm për vendin, sipas të cilit do të shtonte në mënyrë artificiale kombësinë e shtetasve grekë në vendin tonë.
“Ndërsa të tjerat mund ti marr kalimthi dhe si një lloj shakaje që duhet qortuar, kjo ka një përmbajtje tjetër. Ja cfarë rreziku. Ajo që thotë Berisha ka të bëjë më të drejtat universale të njeriut, por si i bëhet me familjet e regjistruara me kombësi greke? Janë me qindra familje në Korce, Gjirokastër, Delvinë e Sarandë që marrin pensione greke. Nuk jam kundër pensionit por kundër dokumentit që kanë nënshkruar, i cili i detyron të ndryshojnë kombësinë. Këtu duhet të vërë dorë shteti shqiptar. Do të kemi më tepër njerëz me kombësi greke nga c'kemi realisht, dy ose tre herë më tepër. Kjo i jep të drejtë palës greke të thotë që, ky është territori im sepse është i banuar në shumicën e vetë nga qytetarë që kanë kombësi greke. Rrjedhimisht kërcënon drejtpërdrejt tërësinë tokësore të shtetit shqiptar”, u shpreh Godo. Gjithashtu, Sabri Godo i kërkon qeverisë që të ketë kujdes edhe me varrezat greke që po ngrihen në jug të vendit.
"Nuk mund ta mbulojmë vendin me varreza. U dha leje dhe u arrit në një marrëveshje për dy varreza me Greqinë, kërkonin tre e më parë katër. Nuk mund ta mbulojmë territorin e vendit me varreza të qëna dhe të paqëna, sikundër u provua në fshatin e Përmetit”, u shpreh ai.