E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytje në disa zona nga reshjet e shiut

Shkak është bërë fryrja e lumit Gjanica, i cili ka dalë nga shtrati. Për pasojë është bllokuar një pjesë e këtij aksi rrugor, duke detyruar makinat që të ndryshojnë destinacion.

Përmbytje ka pasur edhe në autostradën Fier-Kolonjë. Ndërkohë, nga reshjet janë përmbytur disa zona në rrethin e Kavajës, kryesisht në komunën Synej. Në fshatin Karben, uji ka hyrë në banesa, ndërkohë që një përrua ka dalë nga shtrati.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›