Godo: Republikanët, aleancë vetëm me PD
Presidenti i nderit i Partisë Republikane, Sabri Godo siguron se republikanët nuk do të jenë pjesë e kësaj fushate për krijime polesh, duke u shprehur qartë se për zgjedhjet 2009 ata do te jene pjese e koalicionit me Partinë Demokratike
TIRANE-Eshtë ende herët për të thënë se politika shqiptare është e ndarë në katër pole. Kështu deklaron presidenti i nderit i Partisë Republikane, Sabri Godo gjatë një prononcimi mediatik. Sipas Godos, deklaratat për krijimin e katër poleve politike cilësohen si hamendje ose presione partiake të lëshuara qëllimisht vetëm në media. "Unë nuk i shoh qartë këto katër pole. Flitet për to, por akoma nuk shoh të jetë shkruar ndërmjet palëve për ndonjë marrëveshje", - u shpreh Godo. Ndërkohë që ai siguron se republikanët nuk do të jenë pjesë e kësaj fushate për krijime polesh, duke u shprehur qartë për koalicionin me Partinë Demokratike. "Ne s'kemi punë me asnjë pol tjetër, përveç një koalicioni me Partinë Demokratike", - u shpreh Godo. Megjithatë, Godo nuk e ka ende të qartë se cilat parti të tjera do t'i bashkohen koalicionit të PD-së. "Se cilat parti të tjera do të jenë në këtë koalicion nuk do ta them sot, sepse ende nuk janë hapur tratativa bisedimesh", - tha Godo.
Propozimi
Për presidentin e nderit të republikanëve, nuk ka rëndësi se sa pole ekzistojnë. Sipas tij, ekziston një formulë që mund të reduktojë humbjet e votave në secilin kamp, për shkak të prezantimit të përçarë në zgjedhje. Ai nënvizon se kjo formulë sipas Godos, është aleanca paszgjedhore. "Mirë do të ishte që e djathta të dilte e bashkuar në zgjedhje. Nëse një grupim tjetër i djathtë merr vota gjithashtu për llogari të së djathtës, atëherë themi se ka fituar e djathta në zgjedhje", - u shpreh Godo. Sipas tij, e njëjta gjë ndodh edhe me socialistët dhe me LSI-në. Nëse ata veç e veç marrin shumicën e votave, u takon atyre të bëjnë qeverinë. Nuk e shoh këtë si ndonjë ngjarje shumë tronditëse", - tha Godo. Ndërsa dy forcat e mëdha janë duke nisur bisedimet për krijimin e koalicioneve, nga kampi i majtë kanë filluar ndryshimet e para. Kështu vetëm dy ditë më parë, kreu i Demokracisë Sociale ka deklaruar se forca politike që ai drejton, do të jetë pjesë e koalicionit të Partisë Socialiste. Po kështu duket se mes LSI-së dhe PS-së do të fryjë një erë e re bashkëpunimi, gjë e vënë re pas kthimit të Kodit Zgjedhor për rishikim nga kreu i shtetit.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)