PS: Kriza ekonomike përkeqëson jetesën e shqiptarëve
Partia Socialiste paralajmëron se vala e krizës ekonomike po përkeqëson edhe jetën e shqiptareve. PS vëren se mënyra sesi po reagon qeveria tregon mungesë serioziteti për mbrojtjen e interesave te qytetareve shqiptare.
TIRANE- Partia Socialiste paralajmëron se vala e krizës ekonomike po përkeqëson edhe jetën e shqiptareve. Sipas nënsekretarit për programin, nisur nga ulja e dërgesave të emigranteve shqiptare dhe mungesa e investimeve të huaja kërkojnë marrjen e masave nga qeveria shqiptare për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm. PS vëren se mënyra sesi po reagon qeveria tregon mungesë serioziteti për mbrojtjen e interesave te qytetareve.
“Mënyra se si projekton dhe reagon qeveria Berisha, përballë vështirësive ekonomike në rritje, bën të dyshosh për seriozitetin dhe angazhimin e saj në mbrojtje të interesave të shtetasve në vend. Papërgjegjësia qeverisëse në këto kushte, bën dhe më të vështirë jetën sot, vështirësi ekonomike që rëndojnë me çmime më të larta në treg dhe të ardhura më të ulëta për çdo familje shqiptare”- tha Ervin Bushati.
Duke ju referuar raportit të Bankës së Shqipërisë ai tha se dërgesat e emigrantëve nga jashtë në ndihmë të familjeve të tyre kanë një rënie të fortë prej 13%, ndërkohë që invetimet e huaja janë pothuajse të ndaluara. “Kontributi që japin këto faktorë jetik të ekonomisë, në mirëqenien e qytetarëve, vështirëson parashikimet optimiste për një jetë më të mirë në vend. Vetëm këta dy sektorë në këtë gjendje që paraqiten dhe në bazë të peshës që mbajnë, mund të ndikojnë në një rënie prej 2% të ekonomisë shqiptare”- tha Bushati.
(O.Zh/ BalkanWeb)