E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo, firmos transplantin per te enjten

Djaloshi shkodran i cili ka lindur me nje veshke do t'i nenshtrohet operacionit te transplantit brenda javes se ardhshme. Ministrja e Shendetesise, Anila Godo ka firmosur per kryerjen e ketij transplanti falas, ne nje nga spitalet private te vendit tone. Nderkohe qe donatori do te jete tezja e 13 vjecarit. Ministria ka siguruar fondet dhe operacioni do te kryhet te enjten e javes se ardhshme. Kjo fale nje marreveshjeje qe Ministria e Shendetesise, ka me nje prej spitaleve private qe vepron ne Tirane. Zyra e shtypit e kesaj Ministrie konfirmoi se gjithcka tashme eshte gati, per sa i perket fondeve dhe ekipit mjekesor qe do te kryeje operacionin per t'i shpetuar jeten 13 vjecarit. Sadam Dekovi nga fshati Shtoj i Ri i Shkodres, ndodhet i shtruar ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" ne Tirane qe nga tetori i vitit te kaluar. Ai ka lindur me nje veshke e cila eshte totalisht jashte funksionit. Nderhyrja kirurgjikale e cila do te kryhet te enjten, do t'i shpetoje jeten djaloshit 13 vjecar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›