E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSUT, humb 700 mije mandat-pagesa

Qendra Spitalore Universitare "Nene Tereza" mund te dilte nga kriza qe vitin e kaluar nese te gjitha konsultat do te ishin raportuar nga mjeket, nese do te ishin paguar te gjitha mandat-arketimet dhe nese te ardhurat dytesore, do te perdoreshin nga ky institucion.

Humbjet

Rreth 14 milione leke mendohet te jete humbja qe ka pasur QSUT gjate vitit te kaluar vetem nga "nxjerrja jashte loje" e zyres se mandat-pagesave. Sipas rregullores se percaktuar nga Ministria e Shendetesise, pacientet te cilet jane te pasiguruar duhet te paguajne shumen prej 2 mije lekesh, per te kryer nje konsulte me mjeket e QSUT-se. Por edhe nese pacienti eshte i siguruar por nuk ka dokumentacionin e nevojshem si dhe nje rekomandim nga mjeku i familjes, per kryerjen e kesaj konsulte eshte i detyruar te paguaje kete lloj pagese. Sipas te dhenave te analizes vjetore nga rreth 790 mije konsulta qe jane kryer vetem 90 mije prej tyre jane mandatuar. Kjo ka qene edhe pika e cila eshte kritikuar nga kreu i shendetesise, gjate analizes vjetore te QSUT-se. E ndersa ne nje ane mjeket nuk raportojne konsultat, nga ana tjeter Ministria e Shendetesise ende nuk ka vendosur ndonje mase paraprake, per parandalimin e fenomenit te zhvatjes nga ana e mjekeve. Pacientet drejtohen te mjeket perkates per te kryer nje vizite, qe ne poliklinika eshte 600 leke dhe ne QSUT eshte 2 mije leke, per te gjithe te pasiguruarit. Pavaresisht ketyre rregullave te percaktuara, mjeket e kane me te lehte te marrin para nen dore, sesa te detyrojne pacientet te presin faturen prane sporteleve te informacionit.

Fenomeni

Fenomeni eshte mjaft i perhapur ne te gjitha spitalet e vendit, megjithese ligji eshte i percaktuar qarte. Keshtu, nje numer rekord konsultash jane regjistruar gjate 2008-s ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza", por vetem per nje pjese teper te ulet, eshte prere mandat. Per kete arsye, drejtoresha Gjeorgjina Kuli e rendit si sektorin me te dobet te QSUT-se, pavaresisht problemeve te medha qe ndihen ne sektoret e tjere. Te gjitha perfitimet shkojne direkt ne xhepat e mjekeve. Nese prerja e faturave do te ishte ne zbatim te ligjit, atehere Drejtorite do te kishin mjaft perfitime nga shuma e te ardhurave te pacienteve. Te ardhurat do te menaxhoheshin sipas sherbimeve spitalore me problematike, kryesisht ne ilace, aparatura dhe materiale mjekesore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›