E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia, 250 milione leke per Bllokun 51

Me nje fond prej 250 milione lekesh nga te ardhurat e Bashkise se Tiranes ka nisur rikonstruksioni i infrastruktures ne bllokun 51, qe kufizohet nga rruget "Don Bosko", "Jordan Misja" dhe nje segment i Unazes. Projekti eshte pjese e punes se vazhdueshme te Bashkise se Tiranes, qe synon ndryshimin e cilesise se jetes brenda blloqeve te banimit. I pranishem ne fillimin e punimeve, Kryebashkiaku Rama u shpreh se "pertej politikes se politikaneve, pertej tymnajes dhe sherrnajes qe ushqejne ata qe per interesat e pushtetit, jane gati te lene njerezit dhe qytetet pa pune, pa shprese, qendron nevoja dhe vetedija se politika eshte per qytetaret dhe behet me qytetaret". Ky bllok karakterizohet kryesisht nga banesa private 2 deri ne 3 kateshe si dhe pallate parafabrikate, te ndertuara para viteve '90. Ne kete zone jane ndertuar objekte pa leje dhe garazhe, duke cenuar ndjeshem kushtet urbanistike dhe qarkullimin rrugor. Punimet do te shtrihen qe nga infrastruktura rrugore, me shtrimin dhe zgjerimin e rrugeve dhe trotuareve me elemente dekorative e deri ne rikualifikimin urban te disa shesheve mes pallateve. E gjithe kjo nderhyrje do te shoqerohet me nje shtim te siperfaqeve te gjelbra si dhe me nje mbjellje te konsiderueshme pemesh e shkurresh dekorative.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›