E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mos perdorni vaksina, jane te paefektshme"

Urdhri i Farmacisteve ne Gjirokaster, iu ka sugjeruar pacienteve qe te mos perdorin vaksinat anti-grip me qellim, per te parandaluar infeksionin nga virusi i gripit i cili ka prekur ditet e fundit, vendin tone. Sipas presidentit te Urdhrit te Farmacisteve, Gramoz Braja, popullata e gjere nuk duhet te shpresoje tek perdorimi i vaksines anti-grip me qellim, mbrojtjen nga virusi i gripit, i cili ditet e fundit po perhapet ne Shqiperi. "Gjate ketyre diteve eshte i konsiderueshem numri i pacienteve qe i drejtohen farmacive tona per te terhequr vaksinen anti-grip. Efektshmeria e kesaj vaksine ne kete periudhe nuk eshte e mundur, pasi ajo duhej te perdorej nga popullata, kryesisht nga femijet e vegjel dhe moshat e treta, ne fillim te stines se dimrit" ka pohuar Braja. Perdorimi i vaksines ne periudhen aktuale, nuk mund te parandaloje mos prekjen nga ky virus pasi popullata duhet te tregohej e interesuar per terheqjen e kesaj vaksine, ne muajit tetor-nentor te vitit te kaluar, ne prag te stines se ftohte.

B. Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›