Goetze: Unë "luaj" në United dhe Chelsea

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Mario Goetze pranon se është i shokuar me zërat që e lidhin me një transferim të mundshëm tek ndonjë klub i madh si Chelsea dhe Manchester United.
Goetze kishte paraqtije mjaftë të mira këtë sezon në Bundesliga dhe kjo ka bërë që të rritet interesimi për të riun. Raportohet se klubet të cilat kanë shpreh interesim për Goetze janë Chelsea, Manchester.
“Kur lexova që këto klube janë të interesuar për mua, u shokova”, u shpreh i riu Goetze për mediat gjermane dhe më tej deklaroi “Në këto klube unë luaj çdo ditë por, në playstation! Jam shumë me fat që në këtë moshë te luaj për Borussia Dortmund dhe nuk mund të them asgjë nëse këto zëra janë false”.