E Diel, 1 Nëntor 2026

Juventusi zhgenjim total Xherard shpeton Liverpulin

TIRANE-Juventusi ka zhgenjyer serish ne Evrope duke mos shkuar me shume se nje barazim pa gola ndaj Salzburgut ne ndeshjen e katert ne grup ne Europa League. Me Mishel Platini ne tribune bardhezinjte kane qene nje kopje e shemtuar e asaj skuadre qe mundi 2-1 Milanin diten e shtune. Pas kater ndeshjesh Juve ka kater barazime nje start katastrofe ne Kupat e Evropes nderkohe qe tashme i duhet te perballet me Lesh Pozhnan dhe Mancester Siti. Juventusi kishte mungesa te shumta por ky duket nje justifikim i kote kur mendon se ajo beri vetem dy goditje ne porte ne harkun e 90 minutave. E para ishte nje goditje denimi e Del Pieros ne minuten e 17-te dhe e dyta goditja e dobet e Sisokos. Ecuria ne Evrope nderkohe eshte komplikuar shume pasi Lesh Pozhnan arriti te fitonte 3-1 ndaj Mancester Sitit ne nje ndeshje qe mund te shenoje fundin e Roberto Mancinit ne Eastlands. Anglezet dominuan ne 30 minutat e para por Dimitrije Injac arriti te kalonte polaket ne avantazh. Adebajor u pergjigj ne startin e pjeses se dyte por 6 minuta para fundit Manuel Arboleda shenoi golin e dyte per vendasit pas nje gabimi te Bojates. Ne minuten e pare shtese Mozdzen realizoi golin e trete per Lesh Pozhnan qe shkon ne 7 pike.
Liverpuli
Liverpuli i Roi Hoxhson ka bere nje permbysje te madhe mbreme ndaj Napolit ne ndeshjen e katert ne Europa League. Tre gola ne 15 minutat e fundit te takimit te realizuar nga Stiven Xherard i kane dhene fitoren 3-1 skuadres angleze e cila eshte dukur e lodhur ne fushen e lojes. Napoletanet shenuan ne fundin e pjeses se pare me ane te Lavecit. Cerek ore para fundit nje kthim i gabuar i topit i ka dhene mundesi Xherard te shenoje golin e barazimit. Mesfushori u fut ne fushe ne pjesen e dyte nga trajneri Hoxhson i cili kishte preferuar nje formacion rezervash. Kapiteni realizoi golin e avantazhit 2 minuta para fundit fale nje penalltie te fituar nga Glen Xhonson. Napoli me pas u hodh ne sulm por pa kaluar as 60 sekonda pesoi golin e trete serish nga Xherard.
Rapidi
Rapidi i Hamdi Salihi eshte mundur 1-2 mbreme ne shtepi nga CSKA e Sofjes duke komplikuar rende shanset per kualifikim ne fazen me eliminim direkt te Europa League. Bullgaret realizuan te paret ne startin e pjeses se dyte por ishte pikerisht sulmuesi shqiptar ai qe barazoi shifrat me golin e tij te pare ne Kupat e Evropes per kete edicion. Gjithsesi goli i shkodranit kete here ishte me penallti dhe nuk mjaftoi per ti dhene nje pike skuadres austriake. Kjo pasi CSKA e Sofjes realizoi golin e fitores ne minuten e 65-te duke arritur Rapidin ne kuoten e 3 pikeve.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›