E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Golat e Myrto Uzunit, sinonim i pikëve për Granada CF

Me Granada CF që lufton për ngjitje që në fillim, në atë që ka qenë një rrugëtim i vështirë në Kategorinë e Dytë, bien në sy golat e sulmuesit kuqezi, kontributi i tij me gola, pasi Myrto Uzuni sot është golashënuesi  i kompeticionit, gjithsej 20 gola. Një shifër shumë e rëndësishme që nxjerr në pah rritjen në cilësi që futbollisti ka bërë këtë sezon, duke qenë referenca sulmuese për ‘rojiblancos’ në kategorinë e argjendtë dhe duke bërë që mbrojtjet rivale të dridhen nga golat dhe asistimet e tij.

Golat e Myrto Uzunit këtë vit janë shumë të rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Paco López, pasi çdo herë që sulmuesi kuqezi shënon Granada CF siguron pikë. Myrto e ka parë rrjetën në 13 nga 31 ndeshjet që ka luajtur, duke shënuar 20 gola, që kanë sjellë 12 fitore për klubin e Granadës dhe një barazim. Përveç kësaj, Uzuni ka dhënë edhe 4 asistime që do të thotë se ka marrë pjesë në pak më shumë se 55% të golave ​​për djemtë e Paco López këtë sezon.

Është e vërtetë që anësori i majtë i Granadës e ka më të lehtë të shënojë në Nuevo Los Cármenes, ku ai ka firmosur 17 nga 20 realizimet e tij, por edhe golat e tij jashtë fushe kanë sjellë pikë për Granadën.

Aktualisht 11-shi i Granadas është në një formë të jashtëzakonshme, i duhen dhe katër gola për të kaluar rekordin e 23 golave ​​në një sezon që César Rodríguez nënshkroi me Granada CF.

Në ndeshjen e nesërme jetike ku Granada CF do të luajë një pjesë të promovimit, duke pritur në shtëpi UD Las Palmas, tifozët presin që Myrto Uzuni të bëjë një lojë të mrekullueshme dhe të shënojë aq gola sa të jetë e nevojshme për të vazhduar këtë seri fitoresh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›