E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Enkelejdi Joti emërohet zv.ministër i Mbrojtjes

Enkelejdi Joti me vendim të Këshillit të Ministrave është emëruar zëvendësministër i Mbrojtjes.

Vendimi u mor ditën e sotme më 13 prill dhe hyn në fuqi menjëherë.

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Enkelejdi Joti emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Më herët Enkelejdi Joti mbante detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio-Televizionit Shqiptar prej 15 nëntorit të 2021, post nga i cili dha dorëheqjen sot më 13 prill.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›