Enkelejdi Joti jep dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar

Sot në mëngjes (13 prill), Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Enkelejdi Joti ka paraqitur dorëheqjen nga detyra që mbante.
Zoti Joti ka informuar me një shkresë zyrtare anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së, bazuar në ligjin për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë dhe në statutin e RTSH-së, ku shpjegon se ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga detyra që mbante prej 15 nëntorit të vitit 2021.
Gazetare: Sonila Agustini
/rtsh/