E Shtunë, 31 Tetor 2026

Golden Globe, triumfon George Clooney

Dje është zhvilluar ceremonia e ndarjes së çmimeve Golden Globes në Los Angeles të SHBA-së dhe protagonistët e mbrëmjes ishin aktorët George Clooney dhe Meryl Streep.

George Clonney mori çmimin e aktorit më të mirë të vitit për rolin e tij si bashkëshort dhe prind në filmin The Descendants, ndërsa Meryl Streep fitoi Golden Globe si aktorja më e mirë për interpretimin e Margaret Thatcher në filmin e dedikuar për kryeministren e vetme femër në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Ky është çmimi i tetë Golden Globe në karrierën e aktores amerikane. Një tjetër çmim i është dhënë Martin Scorsese-s i cili është shpallur regjisori më i mirë për filmin Hugo Cabret, ndërsa Morgan Freeman është nderuar me çmimin special Cecil B. De Mille.

Woody Alllen ka fituar çmimin e skenarit më të mirë me filmin Midnight in Paris dhe si zakonisht nuk ishte i pranishëm në ceremoni. Për sa i përket filmit më të mirë, çmimi u fitua nga The Artist, një film pa zë bardhë e zi me skenar dhe regji të Michel Hazanavic.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›