Vendimi i gjykatës për Metën, kreu i LSI-së e pret në zyrë
Ndërsa ka mbetur vetëm pak minuta derisa Gjykata e Lartë të japë verdiktin e saj për Ilir Metën, ky i fundit është paraqitur në zyrën e tij në selinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Duket se kreu i LSI-së Meta do ta presë në zyrë vendimin e Gjykatës e cila do të japë sot vendimin nëse ai është fajtor apo jo për akuzën e korrupsionit aktiv dhe abuzimit me detyrën.
Akuza ndaj Ish-Zv.kryeministrit Ilir Meta u ngrit pas publikimit të video-përgjimit të realizuar nga ish ministri i Energjetikës Dritan Prifti në zyrën e këtij të fundit më 1 mars 2010.
Në seancën e kaluar prokuroria kërkoi dënimin me 2 vjet burg dhe 1 milionë lekë gjobë, ndaj Ilir Metës, pasi sipas saj provat vërtetojnë implikimin e Ilir Metës në afera korruptive.
Ndërsa proçesi përmbylli fazën e konluzioneve përfundimtare të Prokurorisë si dhe avokatëve mbrojtës, tashmë mbetet vetëm dhënia e verdiktit nga gjykata.