E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, makina përplas rëndë kalimtarin

Para pak momentesh ndodhi një aksident me pasojë plagosjen e një personi në qytetin e Durrësit. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Porto Romanos ku shtetasi Nikoll Sota është përplasur nga një automjet në momentin kur ishte duke kaluar rrugën.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe i plagosur është transportuar menjëherë në spitalin e Durrësit, sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore mbetet e rëndë.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›