Kombëtarja, kuqezinjte mysafire te Xhelal Muses ne Hamburg

Kombëtarja e Shqipërise nisi sot grumbullimin në Hamburg të Gjermanisë përgatititjet për ndeshjen kundër Bjellorusisë, më 2 shtator në Minsk. Lojtarët e thirrur nga kampionati shqiptar kanë udhëtuar sot që në mëngjes herët drejt qytetit në breg të Detit të Veriut, për t'u bashkuar në drekë me lojtaret që luajnë jashtë Shqiperisë. Pak ditë më parë në Hamburg për inspektim ishte përgjegjësi i ekipeve Kombëtare pranë FSHF-së, Besnik Cela. Pritet të organizohet edhe një takim me sulmuesin e Hamburgut, Besart Berisha
Skuadra e Oto Baricit do të qëndrojë në Hamburg deri më datë 1 shtator paradite, kur do të nisë fluturimin 1100 kilometra të gjaëe drejt kryeqytetit bjellorus, Minskut me një avion carter, që ka kushtuar 65 mijë euro.
Të nesermen e ndeshjes, me 3 shtator, kombetarja kuqezi do te kete nje fluturim edhe me te gjate, mbi 1500 kilometra, per t'u kthyer në Tirane, ku do të nisin menëeherë përgatitjet për ndeshjen me Rumaninë, më 6 shtator. Trajneri kroat Oto Baric, ka thirur në listën e tij tre lojtarë që nuk kanë luajtur më parë asnjë ndeshje zyrtare. Të ardhurit e rinj janë sulmuesi Hamdi Salihi, golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në kampionatin shqiptar, sulmuesin e Eintraht Bruanshvajg në Bundesligën 2 gjermane dhe mesfshorin shkatërrues Debatik Curri. Mesfushori Devis Mukaj dhe mbrojtësit Nevil Dede dhe Erion Xhafa u rikthyen në përfaqësuese.
Kombëtarja e Shqipërisë pas përfundimit të fushatës kualifikuese të Botërorit 2006, ka zhvilluar tre ndeshje miqësore, që kanë prodhuar tre rezultate të ndryshme, osë më saktë të trija rezultatet që njihen në futoll. Kështu në tri ndeshjet e fundit miqësore të organizuara në vitin 2006 ka fituar një me San Marinon (3-0), ka barazuar një me Gjeorgjinë (0-0) dhe ka humbur po një me Lituaninë (1-2).
23 lojtarët e Kombëtares
1.Ilion Lika (Dinamo, Shqipëri)
2.Isli Hidi (Tirana, Shqipëri)
3.Arjan Beqaj (Anothorsis Famagusta, Qipro)
4.Nevil Dede (Tirana, Shqipëri),
5.Armend Dallku (Vorskla Poltava, Ukrainë)
6.Erion Xhafa (Dinamo, Shqipëri)
7.Elvin Beqiri (Metalurg Donjeck, Ukrainë)
8.Adrian Aliaj (Glad Solin, Kroaci )
9.Lorik Cana (Olimpik Marsejë, Francë)
10.Klodian Duro (Tirana, Shqipëri)
11.Ervin Skela (Pa skuadër)
12.Edvin Murati (Panserraikos, Greqi)
13.Devi Mukaj (Tirana, Shqipëri)
14.Altin Lala (Hanover 96, Gjermani)
15.Altin Haxhi (Ergotelis, Greqi)
16.Besnik Hasi (Lokeren, Belgjikë)
17.Blendi Shkëmbi (Metalurg Zaporozhje, Ukrainë)
18.Debatik Curri (Vorskla Poltava, Ukrainë)
19.Erion Bogdani (Siena, Itali),
20.Igli Tare (Lacio, Itali)
21.Edmond Kapllani (Karlsruhe SC, Gjermani)
22.Hamdi Salihi (Tirana, Shqipëri)
23.Bekim Kastrati (Eintraht Braunshvajg, Gjemani)