Golem, çelet sezoni turistik, më shumë kushte për pushuesit
DURRES – Komuna e Golemit ka çelur sot sezonin turistik. Kreu i komunës Agron Agalliu garantoi se këtë verë komuna garanton pastërti, me heqjen e vazhdueshme të mbetjeve urbane dhe bllokimin e ujërave të zeza, pasi ka përfunduar dhe ndërtimi i kolektorit kryesor.
“Jemi shumë më mirë në krahasim me vitet e tjera per sa i përket masave. Duhet të kemi parasysh që dy sfidat kryesore, siç është toleranca zero ndaj mbetjeve urbane dhe mbetjeve teknologjike që ka në këtë zonë dhe ndaj ujërave të zeza, këtë vit e kemi tolerancë zero. Do të kemi dhe akoma më shumë masa për sa i përket infrastrukturës.”- deklaroi kryetari i komunës.
Në ditët e ardhshme do të plugohet e gjithë sipërfaqja e rërës, ndërsa pritet të vendosen kosha për mbeturinat gjatë gjithë vijës bregdetare.
Burime nga komuna e Golemit bëjnë të ditur se në plazh do të ketë banjo publike dhe dushe, në dispozicion të pushuesve të shumtë që pritet të vijnë këtë verë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)