E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin punimet per muzeun e Ibrahim Kodres

23/10/2010Para disa kohesh u be publike ideja e ngritjes se nje muzeu per nje nga mjeshtrit me te medhenj te artit shqiptar Ibrahim Kodres. Tanime ideja e ndermarre nga fondacioni Ibrahim Kodra ne bashkepunim me biznesmenin Jashar Arreza Kryetar Nderi i Fondacionit I.K ka filluar te vihet ne jete. Ideatoret e muzeut privat kane nisur punimet per muzeun privat Ibrahim Kodra i cili do te celet brenda vitit dhe eshte i treti ne numer pas atij ne Milano dhe ne Lugano.

Ne te do te ekspozohen mbi 40 vepra te maestros shqiptar Ibrahim Kodra perfshire ketu piktura vizatime qeramike bronz seriografi vaj ne pelhure etj.

Por nje vend te vecante do te zene edhe bibliografia e plote e piktorit. Foto autentike te realizuara nga dy studio te medha ne Milano Da Brescia dhe Nord.

Nje kend tjeter do te perfshije leterkembimin e mjeshtrit me personalitete te njohura shqiptare dhe te huaja po aq edhe objektet personale te vete artistit.

Sipas kryetarit te Fondacionit si dhe kuratorit te testamentit te Ibrahim Kodres Fatos Faslliut ky projekt ploteson keshtu deshiren e vete maestros per te pasur nje muze ne Shqiperi.

B.Goce

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›