E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goli fantazmë, edhe Blater kundër Platinisë

Angli-Ukrainë 1-0

Goli fantazmë i padhënë nga ana e arbitri hungarez Viktor Kasai në ndeshjen Angli-Ukrainë ka përçarë drejtuesit e dy institucioneve të futbollit botëror dhe atij europian. Në fakt, goli i ukrainasit Deviç, i paakorduar nga Kasai në minutën e 62-të të sfidës, mund të ndryshonte rrjedhën e lojës. Por goli i Deviç është në fakt një autogol ndaj projektit të presidentit të UEFA-s, Mishel Platini, dhe një gur në dorën e Blaterit, i cili prej pak kohësh është shprehur pro futjes së teknologjisë në futboll. Platini mbron fuqimisht idenë e pesë arbitrave në fushë, me arsyetimin për të ruajtur natyrën njerëzore të futbollit, ndërsa Blater mbron idenë e teknologjisë. Në fakt, presidenti i FIFA-s, më shumë sesa te teknologjia në fushë, është kundër vendosjes së pesë arbitrave, pasi sipas tij, ka federata ose klube në Azi dhe Afrikë që nuk mund të paguajnë për çdo ndeshje pesë bilbila.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›