Bastet: Spanja dhe Gjermania në finale
Spanja është cilësuar si favoritja kryesore për të fituar Kampionatin Europian nga kompanitë e basteve, e kuotuar me koeficientin 2.85. Pas saj, me një diferencë të vogël, vjen Gjermania, në kuotën 3.45. Në fakt, këto dy kombëtare u parashikuan si pretendentet kryesore që në fillim të edicionit dhe paraqitjet që zhvilluan nuk zhgënjyen në pritshmëri. Pas tyre vijnë Anglia e Italia, respektivisht me koeficientin 8.5 dhe 9, por që në fakt në gjysmëfinale shkon vetëm njëra, pasi kanë një duel direkt. Franca e Portugalia, me koeficientin 10, edhe pse luzitanët janë ndjeshëm favoritë për të shkuar deri në gjysmëfinale. Çekia e Greqia do të rezultonin blofe, pasi respektivisht paguhen me koeficientin 45 dhe 55. Kampionët në fuqi të Europës, parashikohet sipas kompanive të basteve që të shkojnë pa shumë vështirësi në finale. Duke iu referuar koeficienteve dhe duke marrë të mirëqenë se kualifikohen skuadrat që janë cilësuar si favorite, iberikët fitojnë ndaj Francës në çerekfinale dhe në raundin tjetër do të përballen me Portugalinë. Për specialistët e basteve, skuadra e Joakim Lëvit nuk do të ketë asnjë vështirësi ndaj Greqisë në çerekfinale, ndërkohë që në ½-at ka më shumë gjasa që të përballet me Anglinë, sesa me Italinë.
Portugalia favorite ndaj Çekisë
Portugalia mbijetoi në një grup ferri, ku në fakt nuk ishte cilësuar si favorite për tia dalë mbanë. Djemtë e Paulo Bentos arritën që të eliminojnë Danimarkën dhe Holandën dhe me meritë të plotë siguruan një biletë për në çerekfinalet e Europianit. Sfida e radhës nuk duket e vështirë në letër për luzitanët, të cilët do përballen me Çekinë surprizuese. Këta të fundit, edhe pse me shumë luhatje në lojën e tyre, realizuan një fitore heroike në ndeshjen kundër Polonisë, duke marrë një kualifikim të paparashikuar. Një duel në çerekfinale, që në fakt ka diferenca të mëdha në aspektin kualitativ mes ekipeve. Portugalia është ndjeshëm superiore krahasuar me rivalët e Çekisë. Kanë futbollistë më cilësorë, me një përgatitje më të mirë fizike, me një mbrojtje tepër kompakte dhe me një sulm të jashtëzakonshëm. Për luzitanët parashikohet një fitore pa shumë shqetësime.
Coca-Cola, ja fituesi i promocionit EURO 2012
Sipas rregullores së promocionit, miratuar nga Ministria e Financave, Coca-Cola ka hedhur në treg një sasi tapash fituese në formatin 1.5 L të Coca Cola & Coca Cola Zero, nga të cilat konsumatorët mund të fitonin ose kanaçe 330 ml, ose udhëtimin për në ndeshjen finale të EURO 2012. Fitues i promocionit është shpallur z. David Haxhi, të cilit gjithashtu do ti mundësohet një guidë e mrekullueshme në Kiev, si dhe ndjekja e ndeshjes finale të këtij kampionati europian, në Stadiumin Olimpik të Kievit, Ukrainë. Promocioni do të jetë i vlefshëm deri më datë 2 korrik dhe shumë konsumatorë me blerjen e një shisheje 1.5L të Coca-Cola ose Coca-Cola Zero mund të fitojnë një kanaçe 330 ml të Coca-Cola ose Coca-Cola Zero.