Goli i Ronaldos, i jashtëzakonshëm

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho e konsideron të jashtëzakonshëm golin e shënuar nga Cristiano Ronaldo, në fitoren e ekipit të tij me rezultat 4:2 ndaj Levantes.
Portugezi shënoi golin e tretë nga distanca, pasi dhuroi një ‘gjyle’ të pa pritshme për portierin kundërshtar.
“Goli i Ronaldos ishte i jashtëzakonshëm, fantastik. Mendoj se ai gol do ta përshkojë botën për disa javë. I tërë ekipi mendon kështu, ishte një gol special për Cristianon”, deklaroi ‘Special One’ për realmadridcf.com. Goli i Ronaldos ishte goli i 4 mijtë i shënuar në stadiumin Santiago Bernabeu.