E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli në Liban, kërkon njohjen e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli po zhvillon një vizitë zyrtare në Liban me ftesë të Kryetarit të Parlamentit, Nabih Berri. Kjo vizitë shënon vizitën e parë të këtij niveli të lartë politik nga Shqipëria në Liban në këto 20 vjet.

Qëllim i vizitës së kryetares së Kuvendit Shqiptar në Liban është edhe kërkesa për njohjen e pavarësisë së Kosovës, thuhen në një kumtesë në faqen zyrtare Kuvendit të Shqipërisë.

“Rajoni ballkanik ka vuajtur shumë nga luftërat, por, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, ky rajon reflekton paqe e stabilitet. Deri tani e kanë njohur Kosovën, 87 vende nga Evropa, SHBA, vende të Azisë, etj”, theksoi Topalli gjatë takimit me Presidentin e Libanit, Michel Sleiman.

Topalli i kërkoi presidentit libanez që Libani të shohë mundësinë e njohjes së Kosovës pasi sipas saj, ky do të ishte një kontribut shumë i rëndësishëm për stabilitetin rajonal.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›