Tevez-City, arrihet paqja?

Carlos Tevez mund të zbresë shuam shpejt në fushë, duke e veshur sërish fanellën e Manchester Cityt.
Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik Sunday Mirror, sipas së cilit menaxheri i futbollistit i ka ndrequr raportet me zyrtarët dhe shtabin teknik të ‘Citizens’. As trajneri Roberto Mancini nuk e ka përjashtuar një mundësi të tillë.
“Tevez i di rregullat, të cilat ishin të qarta gjithmonë. Ai duhet të kërkojë falje dhe më pas të punojë fort, për të qenë në gjendje për të luajtur. Ai është lojtar yni dhe ne do të ishim të lumtur që ta kemi sërish në ekip”, tha trajneri italian.