E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goli i Thacit

Nga Mufail Limani

Vendimi i Qeverise se Kosoves qe te mos lejoje vizita te zyrtareve te Serbise ne territorin e Kosoves, po qe se nuk ka leje adekuate, eshte nje vendim i mire. Ne fakt, ky vendim paraqet njerin nder hapat e pare qe kjo Qeveri ndermerr ne ushtrimin e sovranitetit te deklaruar. Ne aspekt formal, ky vendim do te duhej te konsiderohej si nje "vendim teknik", i cili nuk ka permbajtje te mirefillte politike, sepse i takon fushes se zbatimit te ligjshmerise, dhe jo fushes se vendimmarrjeve opsionale. Por, gjithsesi, kthimi i delegacionit te Serbise nga vendkalimi "Dheu i bardhe" nuk eshte i dobishem vetem per mjekimin e frustrimeve tona atdhetare. Akti i kthimit te kolones se zyrtareve serb eshte i dobishem njashtu edhe per Beogradin, ne kuptim qe ai akt percon ne menyre te qarte mesazhin e vendosjes se pikes se diskontinuitetetit me epoken e UNMIK-ut. Kjo situate patjeter qe ballafaqon ne menyre te drejtperdrejte zyrtaret serbe me "ekzistencen fizike", te shtetit te Kosoves. Mos asgje tjeter, kjo ndalese patjeter qe do te nderprese praktiken e turizmit politik serb neper Kosove. Dhe, sa per fillim, kjo nuk eshte keq! Por, a do te kete Qeveria e Kosoves fuqi te brendshme dhe mbeshtetje te mjaftueshme nderkombetare qe t'i dale zot ketij vendimi ne menyre te duhur?

Nuk e di!

Ajo qe mund ta dime te gjithe eshte se behet fjale per nje vendim jashtezakonisht te ndjeshem. Dhe, pikerisht niveli i ndjeshmerise vetiu e ben te paimagjinueshme skenarin ku ky vendim i Prishtines do te mund te ndodhte pa mbeshtetjen e aleateve. E dime se Prishtina politike, kjo cfare e njohim qe 10 vjet, nuk ka kapacitete reale qe te sjell vendime te ketij rangu lidhur me raportet me Serbine. Prandaj, per vete, e marr si fakt te mireqene se kemi te bejme me nje vendim ku mund te shihen konturet e fazes se re politike te trajtimit nderkombetar te Kosoves. Por, pyetja ime eshte: A vlen kjo ndalese edhe per vendkalimet kufitare ne veri te Kosoves?

Ajo qe me duket me e drejta ne kete moment, eshte qe te kemi durim dhe te presim e te shohim nese, ne vazhdim, delegacionet e zyrtareve serbe, te kthyera nga Merdari ose Dheu i bardhe, do te kthehen ne territorin e Kosoves permes pikave veriore. Po qe se kjo ndodh, efekti legal dhe politik i ketij vendimi te madh do te anulohej, duke e bere te diskutabile vet arsyen e ndaleses se proklamuar. Po qe se do te marrim vesh se delegacionet zyrtare serbe mund te hyjne nga veriu ne territorin e Kosoves- pa pyetur per ligjet kosovare, kjo do te kete nje kunder-efekt te tmerrshem legal dhe politik. Prandaj, mua me duket se Qeveria e Kosoves, me vendimin per ndalesen per delegacionet serbe, me ose pa dashje, ka krijuar nje situate interesante legale e politike, ku duket se jane vene para nje sprove te rende jo vetem turizmi politik nga Beogradi, por edhe misionet si Eulex- dhe KFOR, madje edhe vet koncepti i njohjes se teresise territoriale. A do te zbatojne forcat nderkombetare vendimet e nje shteti sovran ne territorin e te cilit ndodhen?

Ose, ato do te thirren ne mandate te dyfishta, duke iu referuar here 1244-shit e here Pakos se Ahtisaarit, varesisht nga "zona e veprimit"? Nese Eulex vendos se nuk ka arsye qe te perfill vendimet e ketilla te Qeverise se Thacit ne gjithe territorin e Kosoves, duke i lejuar asisoj kolonat e delegacioneve serbe qe ta kalojne kufirin ne veri "pa letra", ky vendim i Qeverise, nga nje akt i respektueshem do te mund te kthehej ne bumerang politik. Do te dilte qe Hashim Thaci kesaj radhe vertet e tundi rrjeten, por jo ate te golit te kundershtarit!

Pse? Sepse ky vendim, po qe se nuk zbatohet ne gjithe territorin e Kosoves, pra ne te gjitha vendkalimet e saj kufitare (perfshire ketu edhe komunikacionin ajror), nuk do te kete rol ne pershpejtimin optimal te vendosjes se gjendjes se ligjshme ne Kosove. Perkundrazi, ky vendim, ne nje aso situate, vetem se do te pershpejtoje nevojen e diskutimeve serioze politike e diplomatike per ate se cfare mund te behet me nje vend te ndare, qe nuk ia arrin te funksionoje si nje teresi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›