Firmoset "Poli i Qendres" pa partine e Ngjeles
Disa nga partite e qendres se djathte, zyrtarizuan dje edhe koalicionin e quajtur "Poli i Lirise". Ndonese ne mungese te partise se drejtuar nga Spartak Ngjela, Levizja per Zhvillim Kombetar, Partia Demokristiane dhe Partia Bashkimi Demokrat zyrtarizuan edhe aleancen e tyre, ne prag te zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Ne emer te "Polit te Lirise", kryetari i LZHK-se, Dashamir Shehi deklaroi se partia e drejtuar nga deputeti Ngjela, do te behet pjese e ketij koalicioni ne momentin kur ai te regjistrohet si i tille zyrtarisht ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Sipas Shehit, Ngjela eshte nje nga iniciatoret e ketij koalicioni dhe mungesa e tij ne nenshkrimin e marreveshjes se perbashket, lidhet me faktin se partia qe sapo ka krijuar ende nuk ka strukturat e saj. Nga ana tjeter, kreu i LZHK-se deklaroi se se shpejti ne kete koalicion do te bashkohen edhe parti te tjera, grupe interesi, shoqata, apo edhe personalitete te jetes publike. Ne baze te marreveshjes se nenshkruar nga keto tre parti dje, krijimi i ketij koalicioni vjen ne nje moment shume te rendesishem per Shqiperine dhe qytetaret e saj, ne nje moment kur forcat e vjetra politike, ende po qeverisin Shqiperine.