E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta, shprehu pakenaqesine e tij per mospranine e qeverise

Lideri i Levizjes Socialiste per Integrimi, Ilir Meta, mori dje pjese ne festimet qe zhvilloheshin ne Skrapar, me rastin e 65-vjetorit te krijimit te Brigades VII sulmuese dhe kontributit qe kjo brigade dha ne Luften Antifashiste Nacional- Clirimtare. Ai vendosi kurora me lule ne nderim te te reneve. "Ne kete feste nuk pershendet askush nga Ministria e Mbrojtjes, sepse ata nuk e kane kuptuar akoma qe ne themelet e integrimit te Shqiperise ne NATO qendron pikerisht angazhimi dhe rreshtimi i drejte i partizaneve dhe partizaneve ne LANC, ne krahun qe e fitoje betejen kunder Nazi-Fashizmit", tha kreu i LSI gjate fjales se tij. Me pas ai u shpreh se respekti dhe mirenjohja per ata, qe luftuan per clirimin e atdheut, per ata qe e shpetuan Shqiperine, jo vetem nga pushtimi por edhe nga copetimi i vendit, ne rast se do te ishte rreshtuar ne krahun e gabuar ne ate kohe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›