E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNMIK-u, i panevojshem a i pashmangshem?

Nga Edona Peci

Administrata e Kombeve te Bashkuara ne Kosove vepron ne linje me udhezimet e OKB-se ne New York, andaj ceshtja rreth mandatit dhe rolit te UNMIK-ut ne Kosove eshte nje ceshtje per te cilen vendos selia e OKB-se. Keshtu tha zedhenesi i UNMIK-ut, Russell Geekie, i cili tha se rikonfigurimi i UNMIK-ut eshte pershpejtuar me fillimin e punes se misionit te Bashkimit Evropian per drejtesi dhe polici, ne muajin dhjetor te vitit te kaluar. Marrja e pergjegjesive ne gjyqesi, polici dhe dogana nga EULEX-i do te ndikoje, sipas Geekiet, dhe ne zvogelimin e stafit te UNMIK-ut, i cili deri ne veren e ketij viti pritet te arrije ne nje numer prej 500 vetash. Nderkohe, ne lidhje me rolin e ardhshem te UNMIK-ut, ai shprehet: "Lidhur me kete, ne jemi aktualisht ne tranzicion dhe jemi duke marre nje rol politik dhe raportues me disa kompetenca te mbetura", u shpreh Geekie, duke mos dashur t'i vleresoje deklaratat e ministrit te Jashtem kosovar, Skender Hyseni, cili ka paralajmeruar se ne mbledhjen e Keshillit te Sigurimit, me 23 mars, do te kerkoje perfundimin e misionit te UNMIK-ut. "Natyrisht se jemi te informuar per keto komente, por ministri i Jashtem do te kete mundesi per te paraqitur qendrimin e tij gjate seances se Keshillit te Sigurimit, me daten 23 te ketij muaji, dhe Keshilli i Sigurimit mund ta marre parasysh kete", shtoi Geekie. Mirepo, rikonfigurimi i UNMIK-ut si ceshtje qe pritet te diskutohet ne New York, sipas perfaqesuesve te Qeverise se Kosoves, duhet te shkoje ne drejtim te shuarjes se misionit. Ne mendojme se ristrukturimi duhet te shkoje ne drejtim te perfundimit te plote te ketij misioni. Zedhenesi i Qeverise, Memli Krasniqi, sqaron qendrimin e institucionit te cilin perfaqeson. "Realisht nuk ekziston nje racionale per vazhdimin e ketij misioni. Ne mendojme se ristrukturimi duhet te shkoje ne drejtim te perfundimit te plote te ketij misioni", tha Krasniqi. Analistet per ceshtje politike ne Prishtine, nderkohe, i quajne joreale kerkesat e ekzekutivit kosovar per perfundimin e rolit te UNMIK-ut ne Kosove. Analisti Ilir Deda mendon se mandatimi i ketij mekanizmi nga Keshilli i Sigurimit te Kombeve te Bashkuara per te lehtesuar dialogun e mundshem Prishtine-Beograd si dhe per te perfaqesuar Kosoven ne forume nderkombetare, ku Kosova si shtet i pavarur nuk merr pjese, tregon per nevojen e pranise se ketij institucioni ne Kosove. "Jo, roli i UNMIK-ut nuk ka perfunduar ne Kosove dhe nuk do te perfundoje ne Kosove derisa te zgjidhen dy ceshtje. Pra, derisa numri i shteteve, te cilat e pranojne pavaresine e Kosoves, arrin numrin 127, do te thote dy te tretat e shteteve anetare te Kombeve te Bashkuara, dhe derisa Keshilli i Sigurimit e nderron Rezoluten 1244 dhe e zevendeson ate me nje rezolute tjeter", theksoi Deda. Misioni i OKB-se, sipas planeve te deritanishme, do te kete nje Zyre Nderlidhese per Sundimin e Ligjit ne Kosove, si dhe do te perfaqesoje Kosoven ne marreveshjet dhe organizatat, sic eshte CEFTA apo Interpoli, e te cilat nuk e njohin Kosoven si subjekt te pavarur ne arenen nderkombetare. Ndryshe, sipas analisteve, duhet te duket skenari i veprimeve ne aspektin e politikave dhe zhvillimeve te brendshme ne Kosove, per te cilat, sic kane thene ata, tani jane pergjegjese institucionet e Kosoves dhe misioni i Bashkimit Evropian per sundimin e ligjit - EULEX. "UNMIK-u, ne njefare menyre, eshte irelevant per ceshtjet e brendshme ne Kosove, qe do te thote se nuk ka as administrate, e as agjende. Roli i UNMIK-ut me shume sherben si nje mbeshtetes i Kosoves ne marredhenie nderkombetare. Per qeverisjen ne Kosove jane pergjegjes Qeveria e Kosoves dhe EULEX-i", tha analisti per ceshtje politike, Deda. Zyrtare te Qeverise se Serbise kane shprehur gatishmerine e tyre te bashkepunojne me EULEX-in, por kane theksuar se perfundimi i mandatit te misionit te OKB-se ne Kosove eshte i papranueshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›