E Diel, 1 Nëntor 2026

Goli kundër Italisë mund të ndryshojë jetën e Elanos

Londër - Elano Blumer i ka mahnitur të gjithë me golin e shënuar me përfaqësuesen braziliane në përballjen me Italinë. Të shënosh një gol në portën e Italisë është gjë e mrekullueshme, sidomos kur ndodh në Londër përpara sheikëve arabë të Mançester Sitit.

Elano ka bërë disa kombinime të jashtëzakonshme me Robinjon dhe Ronaldinjon gjatë lojes. Edhe momenti i golit ishte një mrekulli më vete. Elano i kthen mbrapa me thembër topin Robinjos, ky i fundit e njerr në mënyrë milimetrike përballë Bufonit, dhe Elano nuk e ka të vështirë të mposhtë portierin italian. Një gol totalisht brazilian, për të cilin duhet të kërkohet e drejta e autorit.

Më poshtë do të keni mundësinë të shihni golin e Elano Blumerit shënuar portierit më të mirë të të gjitha kohërave, Xhanluixhi Bufonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›