E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca kandidate për zhvillimin e europianit 2016

Paris - Franca do të jetë një nga vendet kandidate për organizimin e kampionatit europian të futbollit në vitin 2016. Lajmi është publikuar nga Federata e Franceze e Futbollit nëpërmjet një komunikate në përfundim të mbledhjes së këshillit administrativ.

“Franca kandidon në këtë garë për të fituar. Organizimi i 'Euro 2016' është një projekt fantastik për gjithe futbollin francez. Ky është një rast shumë i mirë për të modernizuar më shumë stadiumet tona të mëdha”, thuhet në komunikatën e FFF-së.

Vendi organizator i Euro 2016 do të përcaktohet në datë 27 maj të këtij viti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›