E Shtunë, 31 Tetor 2026

I zemeruar per zevendesimin

Mesfushori holandez Rafael van der Vaart eshte mjaft i mllefosur pasi u zevendesua ne ndeshjen e se martes mbrema ndaj Finlandes. Holanda fitoi 21 ndaj finlandezeve por brenda kampit Oranje pati pakenaqesi.

Per ta freskuar ekipin selektori Bert van Marwijk vendosi ta zevendesonte mesfushorin Van der Vaart me Eljero Elia dhe futbollisti i ri i Tottenham Hotspur ishte i zhgenjyer dhe i nervozuar me kete vendim.

Nuk jam i lumtur per kete. Me te vertete ndiej se nuk e meritoja kete. Po luaja mjaft mire. Po mundohem te jem i qete dhe mos te ankohem. Sidoqofte jam mjaft i zemeruar per momentin tha Van der Vaart per SBS6.

- Nuk mund ta kujtoj se kur ishte hera e fundit qe e kam zhvilluar nje ndeshje te plote me Oranje. Une jam gjithmone i pari qe duhet te zevendesohem. Kjo situate ka filluar te me ngacmoje. Trajneri i ben gjithmone zevendesimet e njejta. Ju paraprakisht e dini se cfare do te ndodhe me pas. Ndoshta me duhet ta ndryshoj qendrimin. Kjo eshte me te vertete zhgenjyese ankohet me pas mesfushori holandez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›