Goli që shkruan historinë, Ibra: Ishte përgjigje për FIFA-n
TIRANE-Pas ndeshjes mes Suedisë dhe Anglisë, Zllatan Ibrahimoviç mori vesh se FIFA rreth orës 15, kishte nisur votimin për “Trofeun Pushkash”, që i jepet lojtarit që realizon golin më të bukur të vitit. Një mëkat i vërtetë, pasi do të duhej të priteshin vetëm pak orë për të para magjinë e sulmuesit suedez të Paris Sent Zhermen.
Në të vërtetë, nuk ka fjalë për ta përshkruar golin e Ibrës. Për të ishte një natë për t’u vënë në kornizë, e mbyllur me një magji që nuk ishte parë kurrë në fushat e futbollit, duke bërë që të lindë një debat i vërtetë nëse është ky apo jo goli më i bukur i historisë së futbollit. Një miksim mes klasit e potencës, një çmenduri e një lojtari fantastik dhe një gol që ka kaluar totalisht në plan të dytë humbjen 4-2 të Anglisë së Roi Hoxhson. Ibra nuk mund të konkurrojë për golin më të bukur të vitit 2012 për shkak se votimi kishte nisur, por është fakt se ai e ka vënë në një siklet të madh FIFA-n. Duke vendosur një thyerje të rregullave, ajo ka bërë të ditur se goli i Ibrës do të mund të konkurrojë për golin më të bukur të 2013-tës.
Çmenduria
Goli i së mërkurës ka bërë që e gjithë bota e futbollit të jetë nën këmbët e Ibrës. Madje edhe në Angli, e cila e pësoi prej pokerit të suedezit, humbja është lënë në plan të dytë përpara magjisë së dhuruar në minutat shtesë. Mediat flasin “për golin më të bukur të historisë së futbollit”, siç e përkufizon “Daily Mail”. Tifozët anglezë në Stokholm e duartrokitën dhe i dhuruan një “standing ovation”, ndërsa Stiven Xherard, që arriti kuotën 100 ndeshje me kombëtaren, thotë: “Është padyshim goli më i bukur që kam parë. Vetëm futbollistë të jashtëzakonshëm mund të bëjnë gola të tillë dhe Zllatan është një prej tyre”. Në Tuiter, Rio Ferdinand nuk i kurseu komplimentat: “Çfarë goli Ibra!”. Edhe Majkëll Ouen, që nga golat merr vesh jo pak, komenton: “Monstruoz! Çfarë goli!”. “Një gol i jashtëzakonshëm”, deklaroi trajneri i Anglisë Roi Hoxhson, që vlerësoi edhe duartrokitjet e dhuruara nga fansat britanikë.
Ibra
Ibrahimoviç ka lënë mënjanë modestinë pas golit të mbrëmshëm. “Kur pashë që mbeta jashtë listës së FIFA-s për golin më të bukur të vitit, vendosa të shënoj një të tillë”, tha ai, duke qeshur. Kushedi, ndoshta ai “xhevahir” në portën e Anglisë mund të marrë mirënjohjen e duhur për golin e vitit 2013. FIFA, e ndjerë ngushtë pasi kishte nisur votimin, ka publikuar një komunikatë ku thuhet se “ky votim kishte nisur në orën 15 dhe Komisioni për Çmimin Pushkashnuk mund të shtonte një tjetër gol në listë”. “Goli ndaj Anglisë ishte një miksim mes talentit dhe fatit, - u shpreh Ibra. – Pastaj, nuk mendoj se ishte goli më i bukur që kam shënuar për Suedinë edhe pse është gjithnjë e bukur t’u shënosh anglezëve. Për ata, nëse njëri luan mirë ose shënon ndaj Anglisë, është lojtar i mirë, ndryshe jo. Ishte kështu edhe me Mesin deri në finalen e Champions në 2009”, shtoi sulmuesi i PSG-së.
NDESHJA
Suedia fitoi 4-2 ndaj Anglisë në miqësoren e së mërkurës. Ibra realizoi i pari, por britanikët kaluan në avantazh që në pjesën e parë. Në të dytën erdhën tre gola të tjerë të Ibrës, por ai i katërti qe një magji me rrofeshatë ngë 32 metra, me Hart jashtë portës.
HISTORIA
Përherë i kritikuar, tani anglezët në këmbët e Ibrës
Zllatan Ibrahimoviç ka qenë përherë një “i urryer” në Angli, aty ku emri i tij barazohej më shumë me paratë se me talentin dhe mediat shkruanin se ai nuk përshtatej dot me Premier Ligën. Por, pas pokerit të së mërkurës e sidomos goli me rrofeshatë, të gjithë kanë ndryshuar mendje. “Ibracadabra, prekja e një gjeniu”, shkruan “Daily Mail”. Në një sondazh të “Telegraph”, ai i Ibrës konsiderohet “goli i shekullit”. Ndërkohë, suedezët mendojnë ta quajnë stadiumin “Zllatan Ibrahimoviç Arena”.
(d.b/BalkanWeb)