Adriani dhe Luana rikthehen bashkë
TIRANE- Janë një nga çiftet më të bukura të show bizit shqiptar. Themi ‘janë’, sepse ata janë bashkuar dhe po jetojnë të lumtur dashurinë e tyre. Kënga “Ngjyrë e kuqe” i solli fat Adrianit, jo vetëm në punë, por edhe në jetë.
Kur e dëgjuan për herë të parë këtë këngë, të gjithë jo vetëm e pëlqyen, por menduan menjëherë se i dedikohej Luanës, duke kujtuar flokët e saj të kuq. Angazhimi në “Kënga Magjike” bëri që Adriani të kalonte shumë kohë në Tiranë, dhe të takohej me Luanën.
Me sa duket dashuria e tyre nuk kishte mbaruar... Ata janë parë bashkë të lëvizin në kryeqytet, bashkë në “Pallatin e Kongreseve”, bashkë në afterparty-n e “Kënga Magjike” që u bë në “Vila Mercedes”...
Çifti simpatik e ka ndarë lumturinë me “Bluetooth”, duke pranuar bashkimin. Ne u urojmë jetë sa më të gjatë e të lumtur në çift!
(m.a/bluetooth/BalkanWeb)