E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goli rekord, 10.6 sekondat e para të ndeshjes

Mund të mos jetë një moment i paharrueshëm në botën e futbollit, por sigurisht që është një moment historik për skuadrën amatore angleze të Uroxham, pikërisht kur sulmuesi Steve Spriggs ka shënuar një gol 10.6 sekonda nga nisja e lojës, duke i hapur rrugën skuadrës së tij drejt finales në Uembley. Në këtë ndeshje të future tashmë në rekodrdet e golave më të shpejtë, Uhitehauk ka mundur 2-1 Uhitley Bay, duke u kualifikuar për në finalen e FA Vase, një kompeticion për klubet amatore.

Golat në më pak se 10 sekonda nga nisja e lojës janë shumë të rrallë dhe rekordi në Angli është shënuar në 25 prill 1964, kur sulmuesi i Bradford Park Avenue, Jim Fryatt, realizoi kundër Tranmere Rovers pas vetëm 4 sekondash. Goli më i shpejtë në Kupën e Botës është shënuar nga Hakan Sukur, në ndeshjen mes Turqisë dhe Koresë së Jugut, pas vetëm 11 sekondsh, ndërsa në Champions shënuesi më i shpejtë ka qenë Roy Makaay, në gol pas 10 sekondsh, në sfidën e 2007 mes Bayern Munich dhe Real Madrid. Në arenën ndërkombëtare, goli më i shpejtë i të gjitha kohërave është shënuar pas 8 sekondash kur sulmuesi i San Marinos, Davide Gualtieri, turpëroi Anglinë në kualifikueset për Kupën e Botës në vitin 1993.

Eno Skarço < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›