E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Qemal Stafa", FSHF në pritje të qeverisë

Federata Shqiptare e Futbollit pret vetem pergjigjen e qeverise per te nisur punimet ne rikonstruksionin e plote te stadiumit “Qemal Stafa”. Ne nje interviste per Alsat sekretari i pergjithshem, Eduart Prodani ka shpjeguar se shtetit shqiptar i eshte kerkuar pronesia e stadiumit dhe se menjehere pas saj FSHF eshte gati te nise punimet per ta kthyer ate ne nje impiant modern.

"Federata Shqiptare e Futbollit i ka propozuar qeverise qe ne kuader te shqyrtimit nga ana e saj te mundesive per zgjidhjen e ceshtjes se stadiumit te shqyrtoje si alternative mundesine e dhenies se stadiumit FSHF. Ia kemi sugjeruar qeverise kete opsion per shkak se jemi te gatshem qe ne rast te ndonje vendimi pozitiv,te fillojme menjehere punen, zbatimin e projekteve, per rikonstruksion te plote ne nje periudhe te caktuar kohe te stadiumit", thote Eduart Prodani, sekretar i pergjithshem i FSHF.

Prodani ka thene gjithashtu se ne rast se do te nise rikonstruksioni i stadiumit “Qemal Stafa”, do te gjenden zgjidhje alternative per ndeshjet e kombetares, e cila do te luaje ne eliminatoret e Euro 2012 ne fillim te muajit shtator.

"Ndonje ndeshje dhe mund te zhvillohet se dhe konstruksioni do te zhvillohet me faza. Mund te ekzistojne rrethanat qe ndeshja te zhvillohet po ne ate stadium. Nuk kemi pare rrallehere stadiume qe jane ne pune e siper e luhen ndeshje te rendesishme. E dyta, kemi parasysh dhe faktin e zhvillimit te ndonje ndeshje ne stadiume te tjera. Stadiumi i Shkodres per shembull, eshte nje stadium qe nuk eshte ne kushtet qe duhet por eshte nje stadium qe edhe mund te rregullohet per nje apo dy ndeshje. Plus qe kemi dhe opsione te tjera", tha Prodani.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›