E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët në ditën e dytë të bojkotit: Firma e kromit të na japë pagat

bulqize-minatoret-ne-protesBulqizë- Minatorët e Zonës D të minierës së Bulqizës kanë hyrë në ditën e dytëtë protestave teksa janë përplasur sërish me policinë private. 

Të 70 minatorët e kromit prej dy ditësh janë hedhur në proteste ndaj kompanisë menaxhuese Tur-ALB, teksa konfirmojnë se kanë ndërprerë punën në shenjë proteste pasi firma nënkoncensionare Tur-Alba po u vonon pagesat.

Moslejimi i minatorëve për të protestuar para zyrave të kompanisë ka sjellë edhe ndërhyrjen e policisë së rendit, e cila ka qenë e pranishme për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.

Ne kemi ndërprerë punën pasi është shkelur kontrata që firma ka bërë me minatorët, duke filluar që nga vonesa e pagave dhe më e rëndësishmja firma Tur-Alb nuk ka derdhur siguracionet dhe që në momentin që kjo firmë ka firmosur kontratën mes ACR-së, e cila menaxhohet nga BALFIN GROUP dhe TUR-ALB nuk na është paguar asnjë raport. Ne jemi ende pa kontratë kolektive mes firmës dhe sindikatës që duhej ta lidhë që në momentin që ne kemi filluar me këtë firmë,-tha Agron Shabani, drejtues sindikate.

Kurse vetë minatorët thonë se vonesat e pagave i kanë zhytur në borxhe duke rënduar më tej gjendjen e tyre ekonomike.

Nga ana tjetër drejtues të firmës Tur-Alb, administratori lokal Gëzim Sala e ka cilësuar të drejtë protestën e minatorëve.

Në të vërtetë ka pasur problem në vonesën e pagave, përsa i përket sigurimeve shoqërore është problem i sigurimeve për disa punëtorë, përsa i përket raportëve nga ana e kompanisë janë pagur 14 ditë, përsa i përket kontratës kolektive ka pasur një vonesë tek zyra e punës e cila ka sjellë një vonesë mes dy firmave BALFIN GROUP dhe nënkontraktorit Tur-ALB,-tha ai.

Zona D e minierës së Bulqizës njihet ndryshe edhe si miniera e vdekjes për shkak të jetëve të humbura në të si pasojë e kushteve të punës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›