E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gomez me linjë të modës

Nga Express më 24 gusht 2011 në ora 18:51

Këngëtarja dhe aktorja Selena Gomez e do edhe një profesion. Është ky profesioni i modeles. Këngëtarja tinejxhere mendon të lansojë një linjë të re të veshjeve së shpejti.

“Po mendoj për këtë dhe është koha që gjenerata ime të ketë një linjë veshjeje nga shija ime, ku sigurisht çmimet nuk do të jenë të larta sikurse linjat e tjera të modës, por çmime minimum më të lira”, tha ajo.

Këngëtarja dhe aktorja më parë kishte pranuar se është e dhënë shumë pas stilit të aktores Sarah Jessica Parker.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›