Kthehet në kufi, çamja nuk pranohet të futet në tokën greke

Shënohet një tjetër rast kur në pikat doganore me Greqinë, personat me origjinë çame nuk lejohen të kalojnë kufirin.
Ky fenomen ka prekur edhe 80 vjeçaren Shano Hoxha nga Cërrriku, e cila do të udhëtonte drejt Greqisë për tek fëmijët e saj.
Nga pala shqiptare, ajo ka marrë miratimin për të kaluar kufirin, ndërsa nga pala greke është penguar vetëm si pasojë e origjinës së saj çame.
Ky është një tjetër rast që dëshmon diskriminimin e vazhdueshëm të komunitetit çam nga shteti grek dhe një tjetër sirenë alarmi për aktivizimin e instancave të mbrojtjes së qytetarëve shqiptarë në marrëdhëniet me shtetet fqinje.