E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pato eshte i frikshem Milani gdhihet i pari

ROME-Milani eshte ngjitur perkohesisht ne krye te kampionatit italian pas fitores 3-1 ndaj Kievos ne San Siro. Skuadra e Alegrit e ka patur me te lehte sesa nje vit me pare ndaj veronezeve kjo edhe ne saje te nje forme te jashtezakonshme te Aleksandre Patos. Sulmuesi brazilian realizoi dy here ne minutat 18 dhe 30 duke i cuar kuqezinjte te qete ne dhomat e zhveshjes. Ne pjesen e dyte Milani ka kontrolluar lojen por Kievo ka qene e rrezikshme ne kundersulm. Ne minuten e 73-te miqte nga Verona shkurtojne diferencen fale nje autogoli te Ibrahimovic por permbysja e rezultatit ka qene e pamundur. Ne minutat shtese ka patur kohe edhe per golin e Robinjos i cili ka mbyllur llogarite me kete takim. Pas takimit te mbremshem Milani ka marre perkohesisht kreun e Serise A me 14 pike ne pritje te ndeshjeve te Interit dhe te Lacios diten e sotme. Zikalterit do te kene nje transferte te veshtire ndaj Kaljarit ne Sardenje nderkohe qe skuadra kryeqytetase do te luaje ne mbremje ndaj Barit ne San Nikola. Ne takimet e tjera Juventusi do te prese Lecen ndersa ne Xhenova luhet Sampdoria-Fiorentina.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›