Ministri Oketa takon zv.kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa priti në një takim të veçantë zv.kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjeneral lejtnant Karl Eikenberry, i cili ndodhet në vendin tonë për një vizitë zyrtare. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së gjeneral brigade Maksim Malaj. Oketa i shprehu gjeneralit të NATO-s Karl Eikenberry mirënjohjen e qeverisë shqiptare dhe të popullit shqiptar për ndihmën. "Ne e dimë se duhet të punojmë më shumë për të realizuar të gjitha objektivat që kërkohen për pranimin në NATO në Samitin e ardhshëm", u shpreh ministri Oketa.