Gonxhja: Bashkëpunim në inovacion dhe IA me Malin e Zi

TIRANË, 31 maj /ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti sot në një takim miqësor, ministrin për Administratën Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, së bashku me Sekretarin e Shtetit, Naim Gjokaj.
Në një postim në rrjetet sociale, ministri Gonxhja, duke ndarë foto nga takimi bën të ditur se u diskutua mbi mundësinë e shkëmbimit të përvojës ndërmjet dy ministrive në fushat prioritare të inovacionit dhe inteligjencës artificiale, si pjesë thelbësore e agjendave qeveritare.
“Në fokus ishte koordinimi i një takimi të ardhshëm në Tiranë, për të ndarë ide mbi përshtatjen e programeve të inovacionit mes dy vendeve, në funksion të planit të ri të veprimit, me të cilin Shqipëria synon të bëhet qendër evropiane për AI të gjelbër dhe inovacion të qëndrueshëm”, tha Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.
Nga takimi i ministrit të MEKI-t, Blendi Gonxhja me ministrin për Administratën Publike të M... 1 nga 10